Përurim i romanit të Hazir Dervishit,”Avatar Couvades”,një liber voluminoz e me një përmbajtje kompleksive.
NJË ROMAN I THURUR BUKUR ME SHUME ELEMENTE, FANTASTIKE,MITOLOGJIKE E PSIKOLOGJIKE E POLITIKE.
Në sallen e Biblkiotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë,ne prani të një numri të konsiderueshëm dashamirë të artit letrarë,sot me 16.tetorë,2019 , u përurua romani më i ri i autorit Hazir Dervishi nga Gjakova, me titull,”Avatar Couvades”
Ky përurim ishte karakteristik në vet esencën e librit të z.Dervishi,i cili në mbi 700 faqe,trajton tema të largëta historike, fantastikepolitike,prej një autori me përvojë të dëshmuar në prozën e gjatë.
Prof.Dr. Ruzhdi Sefa,kryetarë i SHI.”Jakova” në Gjakovë.
Moderimin e këtij përurimi e bëri kryetari i Shoqës së Intelektualve ”Jakova”,Prof.Dr. Ruzhdi Sefa,i cilki në fjalën hyrëse foli pëe aurorin si intelektual dhe romansier i spikatur, vlerat e romanore me tema historike që nga koha e faraunëve e deri ne ditët e sotme.
Pastaj z. Sefa,ia dha fjalën Profesor Muhamet Rogovës,i cili bëri një ekspoze mbi shtjellimin e ngjarës në romanin e lartëcekur. Ndërsa, kryetari i Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovë,zotëri Muharrem Kurti,në fjalën e tij vështruese mbi romanin e z. Dervishi, u thellua mëtej në tematiken e librit,duke zbërthyer disa pika interesante nga romani në përurim. Ky roma,tha Kurti,ka vleren e veçant,ashtu siq është i veçant edhe autori,nga se kapë llojllojshmëri temash karakteristike, duke përdorur mprehtësinë fantastike, mitologjike, historike e politike. Vet volumi i romanit,”Avatar Couvades” dhe kompleksiviteti e tematikës,e bëjnë interesant kët liber dhe të kërkuar nga dashamirët e artit letrarë. Pos z. Kurti,foli edhe drejtori i biblkiotekës dhe letrari në zë, z. Engjëll Berisha, i cili, duke njohur mirë autorin e librit,si prozatorë të veçant,tha se “edhe ky roman,për shumçka duhet të jetë i veçant dhe një pasuri letrare”.
Nga auditori pati disa pytje,përshëndetje, e urime për këtë roman voluminoz të z. Hazir Dervishi,si një romansier i spikatur dhe i njohur në Kosovë e jo vetëm.
Në fjalën përfundimtare,autori i librit,z. Hazir Dervishi,foli(sqaroj) disa pjesë kyeqe të librit të tij,duke iu falenderuar pjesëmarrsëve në këtë përurim kulturo-letrarë .