Ballina Kulturë U NDA NGA JETA GAZETARI RIZA HOXHA – Nga Ramiz LUSHAJ

U NDA NGA JETA GAZETARI RIZA HOXHA – Nga Ramiz LUSHAJ

U nda nga jeta një nga shokët dhe miqtë tanë më të mirë, Riza Hoxha i Kukësit, gazetari që një jetë të tërë ia kushtoi gazetarisë, e për rreth 20 vite dhe korrespondent i ATSH-së, i cili ka bashkëpunuar me shkrimet e tij edhe me Gazetën “Shkëlzeni” e “Dardania” (kur isha botues i tyre) si dhe shtypin shqiptar të kohës në Shqipëri, në Rajonin Shqiptar Ballkanik, në Europë e Amerikë.

 Riza Hoxha ishte i thjeshtë e i palodhur, modest në kërkesa, i sakrificës, i penës e punës së mirë, i tillë do të mbetet për në shokët e miqte e tij që patëm fatin të bëjmë një pjesë rruge bashkë!

Kujtimet ma të mira për kohë-qëndrimet tona zemër-mira në qytetin e Kukësit në vitet ’88-’92; për shoqërinë tonë të mirë e ndihmen e tij të madhe për gazetën “Shkëlzeni” të Tropojës (që shtypej asokohe në Kukës), për bashkëpunimet e tij me gazetën “Dardania” në Tiranë.

 Ikja e shpejtë, e parakohshme, e gazetarit Riza Hoxha i Kukësit është një humbje e dhimbje e madhe edhe për të gjithë shtypin panshqiptar, të cilit i kushtoi kohën e pjesën ma të madhe, ma të bukur e ma të frytshme të jetës së tij.

Ngushëllimet më të thella e ma të sinqerta familjes së Riza Hoxhës, të afërmëve, miqve e kolegëve të tij! U prehësh në paqen e përjetshme Riza Hoxha – miku im, miku ynë!