Ballina ED/OP Pa korrektësi politike nuk mbrohen interesat shtetërore e nacionale – Nga...

Pa korrektësi politike nuk mbrohen interesat shtetërore e nacionale – Nga Skënder MULLIQI

Edhe pse ka kaluar do kohë, sigurisht së na kujtohen vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.Ndodhen gjera jonomale, pamë barbarizma , primitivizma , fazhizem dhe kur të gjitha bashkohen kemi shkelje të rënda te të drejtave elementare njerëzore, kemi shkelje edhe të normave të së drejtës ligjore…Dhe, tash kur kemi shkelur në shekullin e 21 mbas gjithë atyre përjetimve të keqija, pas gjithë atyre vrasjeve dhe masakrave që ndodhën më shpërbërjën e ish-Jugosllavisë, si dy shtete dhe si komb kemi mbetur duke I rrudhur krahët, edhe pse para syve tanë ndodhën shumë gjera të keqija rend me rend… U ban ushtrime dhe eksprimente të rënda më demokracinë .Nuk nxorëm mësime gjatë këtyre viteve për gjitha ato ndytësira që na ndodhën .Kjo është indiferenca e jonë e pa parë , krahasuar më ndonjë popull tjetër të Evropës. Reakcionet e qytetarëve dhe medieve të cilat ndikojnë në formimin e jetës publike, nuk ishin kurrfare. Kosova mbeti si në rezervat. Nuk patem nisma për ndryshime pozitive për 20 vite .Kurrë nuk demonstruam vendosmëri për të vendosur parime të shëndosha të shtetit të së drejtës.

Ta shohim edhe tretmanin e klientelizmit .Të fortit e politikës dhe të biznesit punësuan edhe kuca e maca , duke lënë armatë të të rinjëve duke bredhur rrugëve. Klasa politike bashkë më mediet e kontrolluara nga ta, kan menduar së ky popull është krejtë budalla, e nuk I sheh gjitha marifetet e tyre ? Kur shumica nuk bëhën bashkë , sigurisht së nuk pushojnë malverzimet dhe nuk kemi shtet si duhet. Shteti dhe kombi nuk mbrohen kështu, deri sa nuk luftohen korrupcioni dhe dukurit tjera negative …Nuk kemi mundësi të qëndrojmë në këmbë të shëndosha më njerëz të cilët punuan për përfitime përsonale . Pa korrektësi politike nuk mbrohen interesat shtetërore e nacionale.Nese vazhdohet më një praktikë të tillë, neve do të mbesim mbrapa , do të mbesim në kurthën të cilën ia kemi ngritur vetit. Këto zgjedhje të fundit janë shpresë e re së ky vend dhe qytetarëve të saj , më në fund do tu kthehet shpresa për një të ardhme më të mirë.Forcave të reja duhet dhënë rasti , që ta ndryshojnë këtë gjendje , ti riparojnë gabimet dhe lëshimet e rënda e të lehta, e që nuk është hiq lehtë. Keqpërdoruesve tua tregojnë së ku e kan vendin. Njerëzit nuk kan mundësi gjithqka dhe në pafundësi të durojnë , dhe as që në menyrë transparente ti kthejnë në idiot… Si më politikë ashtu edhe  më kulturë kemi mbetur ” as perëndim , as lindje”…E dihet së i takojmë hapësirës perëndimore.