Ballina Kulturë VARGJE RESHPIANE – Tufalakim poetik nga TAHIR BEZHANI

VARGJE RESHPIANE – Tufalakim poetik nga TAHIR BEZHANI

VARGJE RESHPIANE

Faqeve të zbehta  të Reshpjes

Shëtit kujtesa e pikëllimit

Shikoj ato duar  thatake

Atë lëkurë të regjur e të tharë

Sy të përmallur e të lmekur

Si dy liqej të mbushur  me akullnajë

Dhimbja e shtrirë gjithë eshtnajës

Mbështjellë me prushin e mendimeve

Vargjet  e rrjedhshme si  beden  kohe

Frymëzim  jete  e qëndrese

Lëng  shpirti që të kall etje

Dhimbje të stërgjatura në rrathë pushteti

Ashtu,imcak,bukuri e vuajtur

Shtrirë në  shtratin e   vdekjes

Kur lëngimi  merrte zjarrmi  të padurimt

Reshpja shkruante poezi

Kënga  rrëfen qëndresën

Obelisk  vargjet e tij….

 

SONTE DIKUSH DO TE VDESE

Ka tre net që dëgjoj  shpendkeqën

Duke kënduar pemëve të oborreve përrreth

Çative të vjetruara,afër dritareve krrokaste

Ndjellte mort e mallkuara

Dikush sonte do vdesë , ndonjë  skamnor

Mbetur rrugëve të jetës i mërdhirë

Pa dorëzgjatjen e të tjerëve

Vuajtja është bukuri e zezë

Në ankthin e parë të gjumit , si në heshtje

Më rrëmbyen ca vargje  rebele

Kur shpendkeqja  ndjellte vdekjen

Frika më kishte përfshi  ndjeshëm

Sonte (ndoshta )dikush do vdesë

Të nesërmen  lajmi  mori dhenë

Kishte vdekur  skamnori i lagjes

Një kore bukë në xhep i kishin gjetur

Një laps e një fletore  me vargje

Me dy rreshta shkrim të përmallshëm

“Mos qani për  vuajtjen e zezë,

Mos u trishtoni nga pamje  e bardhë!….”

 

  DUA TË DEHEM SONTE

 Dua të dehem në këtë  vetmi  nate

 Të bëhem tapë me alkol,nekotinë

 Të përjargëm,të shkrryhem  baltës

 Thonjët  t’i grimcoj ngadal deri ne gjakosje

 Të ç’frenohem i tëri  derisa sytë  të shohin dritë

  Mrekullinë trishtuese që më rri varë

  Pastaj të çajë më zë të lartë,piskamë

  Ëndërr  të  fluturoj  lartësive

  Të shikoj  botën si sillet vërdallë

  Dëshiroj me Galileun t’i ndrroj dy-tre fjalë…..

   Merdianet  a mos kanë ndryshuar

   Një lëmësh i mbështjellur, moti ngatrrue

   Fija nuk i zgjidhet

   Nuk di  kufi  të  atdheut

   E  as  vendlindjën ku e kam!

   Dua të dehem sonte

   Të kënaqem  në  pakufi me këtë shëmti

    Si kjo kohë fluskë sapuni

    Që rrëshqet mashtrueshëm

    Sipër ndërgjegjies së  sëmurë

    Në hapësirë të pambarim njerëzimi

    Nuk di !

    A do ketë durim buzëqeshja e ngrirë

    Dhe,shpresat e mërdhira…