Trajneri Edy Reja ka zbuluar formacionin para ndeshjes me Turqinë, që do të luhet prej orës 20:45. Italiani vazhdon dhe i beson skemës së tij 3-5-2. Mungesa e Hysajt ka ndikuar dhe në repartin e mbrojtjes. Reja ka hedhur Ismajlin, Dermakun dhe Gjimshitin.
Mesfusha përbëhet nga Veseli, Bare, Gjasula, Memushaj dhe Lenjani. Sulmi i besohet Manajt dhe Cikalleshit.
Formacionet zyrtare:
TURQIA: Günok, Çelik, Demiral, Emre, Tufan, Tosun, Çalhanoğlu, Meraş, Tekdemir, Yılmaz, Ayhan. Tr: Şenol Güneş
Strakosha; Ismajli Dermaku Gjimshiti; Veseli Bare Gjasula Memushaj Lenjani; Manaj Cikalleshi. Tr. Edy Reja.