Tre shkencëtarë u nderuan me çmimin Nobel në kimi lidhur me punën e tyre për prodhimin e baterive litiumi të karikueshme.
Komisioni Nobel njoftoi të mërkurën se çmimi prej 918 mijë dollarësh do të ndahet mes shkencëtarëve John Goodenough nga Shtetet e Bashkuara, britanikut Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino nga Japonia.
“Bateritë me litium kanë revolucionarizuar jetën tonë që kur u futën në përdorim në 1991. Ato kanë hedhur bazat e përdorimit të teknologjisë pa tel, duke i ofruar përfitim të madh njerëzimit për përftimin e energjisë pa përdorur karburant me bazë fosilesh, thanë anëtarët e komisionit.
Gjatë kësaj jave komisioni Nobel shpërndau gjithashtu çmimet për mjekësinë dhe fizikën.
Çmimi për letërsisë pritet të shpallet të enjten dhe ai për paqen të premten.