Ballina Kryesore NIKOLLË CAMAJ – DREJTOR I “GAZETA E ALPEVE” NË MALIN E ZI

NIKOLLË CAMAJ – DREJTOR I “GAZETA E ALPEVE” NË MALIN E ZI

“Gazeta e Alpeve”, në kuadrin e (ri)organizimeve të saj disaplanëshe e në vazhdimësi, prej tetorit 2019, do të ketë z. Nikollë CAMAJ – Drejtor në/për Malin e Zi, personalitet i njohur i botës e kohës shqiptare, veprimtar i njohur ndër dekada i arsimit, kulturës, gazetarisë, politikës shqiptare në Malin e Zi dhe në Rajonin Ballkanik Shqiptar.
Z. Nikollë CAMAJ është një ndër miqtë e mirë të gazetës rajonale ndërballkanike e panshqiptare, “Gazeta e Alpeve”, që në “Takimin e Plavë-Gucisë” te “Krojet” në Vuthaj, u vlerësua me Cmimin e lartë “At Ndoc Nikaj” për veprimtarinë e tij kombëtare.
“Gazeta e Alpeve” i uron suksese në këtë detyrë nderuese, shoqërore, misionare, që do të ndihmojë e ndikojë në fuqizimin e lartësimin e kësaj gazete rajonale ndërballkanike e panshqiptare.