Ballina Aktualitet FUSHATË TEJET DINJITOZE, QEVERINË E PRESIN SFIDA TË MËDHA

FUSHATË TEJET DINJITOZE, QEVERINË E PRESIN SFIDA TË MËDHA

Qytetarë të nderuar,

Në cilësinë e kryetarit të LDSH-së, dëshiroj të përgëzoj Kosovën për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, të zhvilluara në një atmosferë demokratike, pas një fushate tejet dinjitoze, të subjekteve politike!
Po ashtu, përgëzoj Vetvendosjen dhe Lidhjen Demokratike, veç e veç, për rezultate të shkelqyeshme zgjedhore, respektivisht për fitoren brilante!
Përgëzoj edhe PDK-në, për kurajon politike, për të pranuar humbjen!
Gjithësesi përgëzoj AAK-në, për ruajtjen e rezultatit, me shpresë se si e tillë do të bëhet pjesë e pushtetit të ardhshem, pasiqë me dorëheqjen e vet, nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj hapi rrugë të reja, me çka dëshmoi se është i gatshëm për çdo sakrificë, për të mirën e Kosovës.
Personalisht ndihem i kënaqur kur shoh se në përmbajtjen e re të Kuvendit të Kosovës do të ketë shumë nga miqtë e mi, por në të njëjtën kohë ndiej keqardhje për disa të tjerë.

Qeverinë e re e presin shumë sfida, shumë punë, prandaj i dëshiroj sukses, në të mirën e Kosovës, e të popullit shqiptar në përgjithësi.

Me respekt,
Nikolle Camaj
Kryetar i LDSH