Nëse jeni person që preferoni ta mbani telefonin në dorë kur vraponi, atëherë ndaleni këtë shprehi.
E kuptojmë se e ndjeni nevojën për ta mbajtur atë gjatë vrapimit sepse ju duket më e sigurt dhe e keni më të lehtë t’i ndërroni këngët.
Ose thjesht ka mundësi që nuk keni fare xhepa në rrobat sportive.
Megjithatë, kjo është ide mjaft e keqe.
Pse? Sepse kjo jo vetëm se jua rritë rrezikun që telefoni t’ju rrëshqet nga duart dhe të thyhet xhami, por ekspertët kanë paralajmëruar se kjo shprehi shpie edhe në një epidemi të lëndimeve të shpatullave dhe ijëve.
Mbajtja e telefonit në duar krijon mos balancime muskulore dhe ndikon në shpërndarjen e peshës përgjatë trupit, dhe ju bën të bëheni vrapues më pak efikas në përgjithësi.
Kjo gjithashtu nënkupton se jeni më të prirë të keni probleme të ndryshme me këmbë, ijë dhe me shpatulla.
Kur jeni duke e mbajtur telefonin në duar, ju jeni duke shtuar pak peshë në njërën anë të trupit dhe e mbani dorën në një pozitë të panatyrshme.
Kjo shkakton probleme të ndryshme e deri në lëndime të mëdha. /Telegrafi/