Ballina Kulturë “GËSHTENJA, NJË MIKE E HARRUAR”

“GËSHTENJA, NJË MIKE E HARRUAR”

Ky botim nga prof. dr. Çaush Elezaj është punimi më i plotë studimor për këtë pemë bujare, botuar deri tash në vendin tonë. Mund të quhet edhe “Enciklopedi e Gështenjës”.

Të dhëna gjithfarëshe për të në Shqipëri, në Ballkan, në Europë. Për rritjen dhe mbarështimin. Për vlerat e drurit dhe të frutit. Për përdorimin e tyre. Ilustruar me foto.

Autori, prof. dr. Çaush Elezaj, inxhinier, ka qenë shumë vjet përgjegjës departamenti në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i cili ndrroi jetë në shtator 2019 në Tiranë.

Çdo i interesuar e gjen këtë libër monografik për Gështenjën tek Libraria Art’s, te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, në të majtë të Shtatores të Mbretit Zog i Parë, në fund të Bulevardit që mban emrin e Tij.