Ballina Kulturë KISHA E SHËN GJONIT- Nga Gjon Markokaj

KISHA E SHËN GJONIT- Nga Gjon Markokaj

Shkrimtari e poeti rajcor Gjon Markokaj

Në rrënojat e Kishës shumëshekullore
N’ breg, t’ Liqenit, n’ “Fushën e Shën Gjonit”
Në vitet: 2002 – 2004, nga mjeshtër rajçorë:
U ndertue Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit

Me 24 – Qershor – 2004, Dita e shugurimit
Frut, i Konferences, Ipeshvnore Spanjolle
Nëpërmjet fondit, t’ sajë, (Ungjillëzimi i ri)
T’ Administratorit, Imzot Dodë Gjergjit
T’ motrave, Misionare të Zëmrës se Krishtit
Kisha e Shën Gjonit, u lartësue, n’ mrekulli

Atëkohë, t’monizmit, shkatërrimit shpirtërorë,
“Lisat u luten”, simbol i besimit, t’ ndaluar
Besimtarët lutën, n’ kishën e re, n’ shtepi t’ Zotit
Lisat si ëngjuj, ngjiten drejt qiellit, pareshtur
N’ Kishë, ndizën qirat e paqës e t’vllazërimit

Lisat shumë shekullorë, i freskon Valbona
N’ rrënjët e tyre, ajo kalon e përbirohet
Sëbashku, me rrjedhjen e ujtë, t’fresket t’sajë
Rrjedhë e rrokulliset pleqëria e këtyre Lisavet

Lisat i japin bukuri t’gjithë Luginës
Janë Muze, i Kishës dhe i besimit
Janë “Akropol”, n’ luginën e Valbonës
Monument kulture n’Rajën e Merturit

N’ Rajë, nga rrënojat e nëntë kishavet
Sot janë, t’ ndertuara, dy kisha funksionale
Besimtarët jânë, t’ lirë që t’i luten Zotit
T’ gëzojnë, nji jetë t’qetë shpirtërore
—————

-Per Limit.al dhe gazeten Tropoja, Tetor 2019-