Kanceri i gjirit është njëri prej më të zakonshmit tek gratë dhe sëmundja e dytë që shkakton vdekje pas kancerit të mushkërive.
Cilat janë simptomat e kancerit të gjirit?
Simptomat e para të kancerit të gjirit zakonisht shfaqen në zonën e gjirit si një lloj gunge në gji apo edhe në nënsqetull, raporton “The independent”.
Simptomat e tjera janë:
Dhembje të përhershme në nënsqetull dhe gji
Skuqje e lëkurës së gjirit e ngjashme me ngjyrën e portokallit
Një skuqje rreth ose në njërën nga thithkat
Rrjedhje lëngu nga thithkat ose vetëm nga njëra
Ndryshim në madhësinë e gjirit
Kanceri i gjirit kalon në disa faza, konkretisht në 4.
Faza 0, 1, 2,3 dhe 4. Në fazën 0, qelizat janë ende të kufizuara dhe ende nuk e kanë pushtuar indet.
Ndërsa, në fazat e tjera tumori fillon të rritet, e deri në fazën e fundit, kur qelizat e kancerit tashmë përhapen edhe në organet tjera.
Shkaqet e kancerit të gjirit?
Pas pubertetit, gjoksi i një gruaje përbëhet nga yndyra, indet lidhëse dhe me mijëra lobula. Qelizat shkaktare të kancerit shumohen në mënyrë të pakontrollueshme, ato nuk vdesin asnjëherë. Rritja e tepërt e qelizave të kancerit shkakton tumor.
Kanceri i gjirit zakonisht fillon në kanalin e brendshëm të qumështit, dhe nga atje mund të përhapet në tjera organe.
Faktorët e rrezikut
Faktorët ekzakt e kancerit të gjirit janë të paqarta, por disa prej tyre janë më të zakonshme dhe që mund të ju kushtohet rëndësi.
Mosha
Rreziku i kancerit të gjirit rritet me moshë. Kur jeni 20 vjeç, shanset që të keni kancer në gji në dekadën tjetër është 0.06%, ndërsa në moshën 70 vjeçare kjo shifër shkon në 3.84%.
Gjenetika
Nëse një familjar i afërt ka pasur apo edhe ka kancer të gjirit, rrit rrezikun që edhe ju të zhvilloni kancer në gji.
Konsumimi i Alkoolit
Konsumimi i lartë i alkoolit, po ashtu rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit në gji.
Pesha e trupit
Gratë të cilat kanë shtuar peshë pas menopauzës apo edhe para saj, kanë rrezik më të madh për të pasur kancer në gji.