Përbërësit:
600gr barbunja të verdha
4 thela mish viçi
1-2 lugë gjelle me vaj ulliri
1 qepë mesatare
Kripë
Piper
2 domate mesatare
2 speca (një jeshil dhe një i kuq)
2 patate mesatare
Përgatitja:
Nisni përgatitjen duke zierë barbunjat në një tenxhere të mbushur deri në gjysmë. Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e perimeve të tjera që do tju duhen. Lani me ujë të bollshëm dhe qëroni qepët, specat, domatet dhe patatet. Qepën griheni në rende që të përfitoni copa sa më të imëta e që shija e saj të zbutet.
Në zjarr vendosni një tenxhere dhe shtoni vajin e ullirit dhe qepën e sapo grirë. Sapo qepa të jetë skuqur lehtë shtoni mishin. Mishin skuqeni në të dy anët derisa ai të ketë marrë një ngjyrë. Nga ana tjetër, barbunjat do të jenë zierë, kështu që kullojini dhe lërini në një tas.
Merrni patatet dhe pritini ato në copa të vogla. Më pas shtojini tek tenxherja ku po skuqnit mishin dhe qepën. Me një lugë druri përzjejini herë pas here, në mënyrë që qepa të mos ngjitet. Po kështu veproni edhe me specat, dhe skuqini derisa qepa të jetë bërë transparente, dhe mishit ë ketë marrë një skuqje akoma dhe më të plotë. Tani shtoni barbunjat dhe domaten e grirë ne rende.
Shtoni gjysmë gote ujë, kripë dhe piper dhe përzjejeni mirë që gjithçka të marri shije. Mbulojeni me kapak tenxheren dhe lëreni të ziejë derisa të uji të avullojë. Pas 30-40 minutash mishi do të jetë zbutur, dhe salca do të jetë trashur aq sa duhet.