Ballina Histori 100 VJETORI I DEMOKRATIT MARK ÇUNI – Nga...

100 VJETORI I DEMOKRATIT MARK ÇUNI – Nga Fritz RADOVANI

(30.IX.1919 – 4.III.1946)

MARK ÇUNI  ASHT THEMELUES I ORGANIZATËS SË PARË EUROPJANE ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” NË SHKODER, NË VITIN 1945!

  1. Kissinger tek “Diplomacia”, thotë: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndermarrë një risk të tepruar, se ushtritë sovjetike i kishin pushtuar … Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia e Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”…

■Dosja 1068, Arkivi Ministrisë Mbrendshme Tiranë (1998)

Bota vazhdonte me u la në gjak, e bombet binin mbi kokat tona kur Trimi i Nderuem Mark Çuni, mendonte per Liri, Paqë dhe Demokraci Europjano Përendimore…

Mark Çuni ishte nga Rranxa Bushat i Shkodres, e u pushkatue në moshen ma të bukur 26 vjeçare. Ai e formoi këte Organizatë Demokratike “Bashkimi Shqiptar”, e Para në krejt Lindje komuniste stalinjane me të gjitha besimet, me realizue zgjedhjet pluraliste në Shqipni, atëherë kur ende nuk diheshin “rezultatet e Konferencës së Jaltës”,  pikrisht kur Enver Hoxha, kerkonte me rrejtë e  me mashtrue në Shkoder, si gjithmonë, me anen e agjentit Sejfullah Maleshova, per “zgjedhje demokratike” dhe “Shqipëri të Lirë e të Pavarur”, atëherë kur, thundrat e sllavokomunistëve barbarë Tito dhe Stalin, kishin fillue me zhytë në gjak e terror mbarë Popullin Shqiptar. Sejfullah Maleshova kerkoi me u takue me bisedue me At Gjon Shllakun, per me i mbushë mendjen me formue një “Parti Demokristjane”… Falë nderhymjes së At Mati Prennushit, Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë tek Imz. Gasper Thaçi, dhe pengohet mashtrimi i At Gjon Shllakut O.F.M.

■“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte: Mark Çuni tha: “I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam L Rashës 15 napolona borxh e t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti  Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!”

■Ideali i demokratit Mark Çuni mbeti një anderr… “Rilindja” po zhdukë edhe andrrat…

Figura e paster e Atdhetarit MARK ÇUNI duhet vendosë ku thotë Historia e Shqipnisë!

Melbourne, 28 Shtator 2019.