Ballina Bota SHBA do të pranojë shumë më pak refugjatë

SHBA do të pranojë shumë më pak refugjatë

Administrata amerikane tha se planifikon të lejojë vetëm 18.000 refugjatë të strehohen në Shtetet e Bashkuara, në vitin fiskal 2020. Ky është numri më i ulët në historinë e programit të refugjatëve.

“Barra aktuale për sistemin e imigracionit amerikan duhet të lehtësohet para se të jetë përsëri e mundur të pranojmë një numër të madh të refugjatëve” tha Departamenti i Shtetit, në një deklaratë.

Në të njëjtën kohë, presidenti, Donald Trump, lëshoi një urdhër ekzekutiv duke thënë se administrata e tij, do të kërkonte miratimin e qeverive shtetërore dhe lokale për të sistemuar refugjatët në komunitetet e tyre.

Çështja e migrantëve ka qenë ndër prioritetet kryesore të presidentit amerikan, Donald Trump, që nga marrja e detyrës në janar të vitit 2017.

Një nga aktet e tij të para pas marrjes së detyrës ishte lëshimi i një urdhri që lejonte numrin maksimal të refugjatëve atë vit në 50.000, më pak se gjysma e numrit që ish-presidenti, Barack Obama, kishte caktuar disa muaj më parë.