Ballina Kulturë MORFOLOGJIA E NJË FUSHATE – Poezi nga Isa MALOKU

MORFOLOGJIA E NJË FUSHATE – Poezi nga Isa MALOKU

Sot janë zgjedhjet e pëllumbave shtegtar

Ata tek unë nuk kam fole

gjithë me ngjyra të vrazhda

Duke marrë nga një fije kashtë

Me sqepin e tyre grabitqar

Gurë të pavlerë

Të parëndësishëm

hedhur nga sqepi i pulave

Artistëve huaj

as edhe një libër vetme

Nuk e kishin lexuar

Për historinë kombëtare të popullit tim

 

Atyre filluan të ju pëlqejnë këto piktura të bëra

Në hyrjet e shtëpive

Pa leje të askujt, matrapazë

Aty vendosen ti bindin

Bujqit tregtarët e agallarët

Për merita të jashtëzakonshme

 

Tregtarët menjëherë pas fushatës

emër zogjve shtegtarë

Vendosen ta shesin Dardaninë

Tokat e bjeshkët e Rugovës

Ata u plakën para kohe në rini

Duke mos ditur sa pasuri kanë

Djemve tyre

Vendosen ua lanë amanet

Shitjen e Veriut të Mitrovicës

 

Sot erdhi dita e zgjedhjeve

Merita kishin ata

luajtën me gurët e kufirit

Atyre të tjerëve ngulen këmbë

“Tradhtar” u thanë

 

Motoja e tyre Bac u kry

Disa vdiqën nga viagrat

Dashnoret duke i ndërruar për hotele

I shpallen hero të paqes dhe demokracisë

 

Zot juve ju verbofshin sytë

Si ju besuat tregtarëve dhe tugjarëve të atdheut

Ende kundërmon erë barotit

Kullës se djegur të Oso Kukës me 40 xhandarë

Prapë fillon morfologjia e një fushate

Ne jemi më të mirët

Do ta luftoj korrupsionin

 

Qielli çdo ditë qanë për faqen e këtij dheu

Ju me dorën tuaj mos e mbillni ferrin

Kosova tokë e mbjell me varre

Nga dëshmorët fëmijët tuaj mos i detyroni

Ta braktisin vendlindjen e atdheun

As mos të janë të huaj në tokën mëmë…