Ballina Bota Rishpërndarja e migrantëve në vendet e Bashkimit Europian

Rishpërndarja e migrantëve në vendet e Bashkimit Europian

Ministrat e brendshëm nga pesë vende të Bashkimit Evropian u mblodhën në Maltë të hënën për të arritur një marrëveshje e cila do të siguronte një rishpërndarje të azilkërkuesve që mbërrijnë në brigjet jugore të Evropës nga Afrika e Veriut.

Zyrtarët e BE shpresojnë që skema e ndarjes vullnetare të barrës që pritet të arrihet në mini-samitin e së hënës midis Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Maltës më vonë do të shërbejë si model për shtetet e Evropës veriore dhe qendrore që gjithashtu të marrin azil- kërkues, duke zbutur presionin e migracionit ndaj Italisë dhe Greqisë.

Por zyrtarët hungarezë kanë paralajmëruar tashmë se Budapesti nuk do të marrë pjesë.

Numri i migrantëve që zbarkojnë në Evropë përmes Detit Mesdhe ka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Vitin e kaluar, OKB-ja dokumentoi rreth 115,000 persona nga 170,000 në vitin 2017 dhe mbi një milion në 2015. Por javët e fundit ka patur një rritje të shpejtë të të ardhurve që mbërrijnë në ishujt grekë nga Turqia.