Kryesia e Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në NRW të Gjermanisë është organizuar si kurrë më parë për të marrë pjesënë Zgjedhjet e Parakoshme Parlamentare nëKosovë.
Për t’i dhënë një përkrahje sa ma të fortëkandidates së nominuar për Kryeminstre nga Kryesia Qëndrore dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, znj. Vjosa Osmani dhe Listës së Kandidatëve për Deputetë, Kryesia e Nëndegës së LDK-së në NRW, në mbledhjen e fundit tëmbajtur në Wopertall të Gjermanisë, kërkojë nga anëtarësia e gjerë e saj dhe simpatizantët që i grumbullon afër vetes në NRW, që të jenëpjesmarrës në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare, duke i ftuar që në mënyrë tëorganizuar të udhëtojnë drejt Kosovës me autobus dhe avion.
Është për t’u theksuar se për t’iu dalë nëndihmë anëtarësisë dhe simpatizantëve të LDK-së në NRW në plotësimin e formularëve përmes postës elektronike Kryesia e Nëndegës së LDK-së për NRW formojë një komision, i cili ishte nëqasje 24 orë.
Një organizim i tillë, për të marrë pjesëmasivisht në Zgjedhje, nuk është marrëndonjëherë në Gjermani. Ky është rasti i parë që LDK ka pasë një interesim kaq të madh për tëmarrë pjesë në Zgjedhje Parlamentare nëRepublikën e Kosovës.
Iniciativa të tilla janë për t’u përshendetur si dhe po shpresojmë se edhe Landet e tjera në Gjermani do të marrin iniciativa të tilla.