Ballina Sport FIFA shpall sot më të mirët, çmimet do ndahen në teatrin “La...

FIFA shpall sot më të mirët, çmimet do ndahen në teatrin “La Scala “të Milanos

Teatri legjendar i Operas dhe Baletit, “La Scala” në Milano për një mbrëmje do të vihet në dispozicion të sportit.

Në këtë skenë të famshme të artit botëror në mbrëmjen e sotme do të ngjiten yjet e futbollit botëror në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve të The Best të FIFA që do të drejtohet nga gazetarja e njohur sportive Ilaria D’Amico dhe Ruud Gullit. Tashmë janë përcaktuar finalistët për çdo kategori, me fituesit që do të dalin pas votimeve të trajnerëve e kapitenëve të kombëtareve, gazetarët në të gjithë botën dhe tifozët.

Për futbollistin më të mirë të vitit, finalistët janë të njëjtët që ishin edhe në ndarjen e cmimeve të UEFA; Virgil Van Dijk që do të kërkojë të përsërisë suksesin,  Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Argjentinasi i barcelonës është në garë edhe për një cmim tjetër; çmimin Puskas për golin më të bukur, për golin që shënoi ndaj Betis dhe në garë me të janë Quintero dhe Zsori. Përsa i përket futbollit të femrave në garë për cmimin e lojtares më të mirë të FIFA janë amerikanet Megan Rapino dhe Alex Morgan, kampione të botës me SHBA si dhe futbollistja e Olympique të Lyon, Lucy Bronze.

Padyshim që në mbrëmjen e sotme do të vlerësohen edhe trajnerët më të mirë dhe në kategorinë e meshkujve gara është mes 3 trajnerëve që janë në Premier League, Klopp, Guardiola e Pochetino, ndërsa në futbollin e femrave finalistët janë Jill Elis i ekipit të SHBA , Phil Nevil i Anglisë dhe Sarina Wiegman e Holandës. Në La Scala do të jepen edhe çmime të tjera, ndërkohë që do të shpallet edhe formacioni ideal për të cilin kanë votuar 23 mijë futbollistë anëtarë të FIFPro.