Ballina Kulturë Shkolla fillore “Një Maji” në HAXHAJ! – Nga Tahir Cukaj

Shkolla fillore “Një Maji” në HAXHAJ! – Nga Tahir Cukaj

Sot ndjeva keqardhje për aktin e shemtuar , që një dorëzi ka vjedhur bustin e deputetit dhe një Komandantit të shquar të Rugovës dhe Kosovës z. “SMAJL HAJDARIT”.

E turpshme tej mase dhe shumë e rendë për institucionet shtetrore, të ndodhë një gjë kesi soji!

Në oborrin e Shkollës vjedhet busti i një njeriu i cili pêr tri brezni jete i kushtoj jetë atdheut!

Unë kam vetem tri pyetje për institucionet e dy niveleve duke mos pêrjashtuar pêrgjegjsitë e deputetit dhe rugovistit flakadan?:

1-Smajl Hajdaraj ishte Komandant Shtabit Rajonal “Rugova” në Rugovë, dhe nê shtepinë ku u emrue Shtabi i UÇK’sê pêr Rugovë nuk u muer asnjë iniciativë dhe as veprim i struktures dhe subjektit që i takonte Smajli.

2- Shkolla fillore në Haxhaj gjatë pêriudhes se luftës duke filluar nga Nentori i vitit1998 /99 ishte shendrruar në Shtab ku kryheshin ushtrime të rregullta dhe në të njejten kohë mbahej mesimi i rregullt,plus ishte e vendosur një ushtri e rregullt prej qindra ushtarve rugovas , të cilet ishin ne sherbimin e popullit.
Ndersa sot eshtë shendrruar në nje germadhë kohe dhe fermë lopesh , dhe askujt nuk ia vret ndergjegjen qoft intelektual qoft politikolog i rugovizmit.
Dhe nga kjo neglizhencë udhëheqëse me detyron të them dhe shkruaj , se në çdo vend Kosove ku eshtë pirë një kafe dhe eshtë folë për luften janë vendos pllaka dhe i janë berë vizita më përjashtim të kesaj shkolle që të vie turp t’ia leshosh vetem syrin!

3-Kjo Shkollë në murin e saj ka vetem një pllakë të deputetit dhe Komandantit , e cila tani e tutje séshtë e sigurt nga dorziu e asgjê tjeter!

Duke e ditur se në vitet më të egra për herë të parë fillon iniciativa për Kosoven Republikë nga veprimtaret rugovas, po nga kjo Shkollë, pa u friguar fare nga dora Millosheviqjane me obligon ndergjegjeja ime që sot të shprehi revoltë dhe mosknaqësinë time ndaj papagajve të pa vlerë të cilet ketë Krahinë e duen vetem për hirë të votës!

Ne e dim se gjatë vitit 1998/99 , po në ketë objekt janë vendosur qindra ushtar dhe refugjatë të Dukagjinit duke u lidhur plagë dhe duke i ndihmuar me mish dhe shpirt siç thot populli, dhe asnjë fjalë nuk shkruhet e nuk thuhet nga ta!

Duhet ditur fare mirë e gjthë elita kosovare se po nga kjo Qerdhe kanë dalur poet e aktor, revulcionar dhe patriot të cilet në të kater anët e botës ka jehuar zeri i tyre nga Londra ne Berlin dhe nga Haga në Shtepinë e Bardhë,pa i anashkaluar ata burra qê rininë e tyre e kaluen kazamateve serbosllave vetem pse kerkuan barazi nacionale në Jugosllavinë e Titos!

Pra, ky eshtë fryti i kesaj shkolle qe doli dhe sakrifikoj pêr lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Nga terë kjo që them kjo Krahinë Rugove kurorzohet me një ushtri të rregullt dhe në ballë të saj emrohet Komandant SMAJL HAJDARAJ i cili thirret në institucine të shtetit duke respektuar Presidentin si Komandant Suprem dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilit sot i vjedhet busti në oborrin e Shkollës!
Turpi raftë mbi atë dorë dhe atë farë të ndyer!