Ballina Bota Miliona njerëz të zhvendosur nga konfliktet dhe katastrofat natyrore

Miliona njerëz të zhvendosur nga konfliktet dhe katastrofat natyrore

Konfliktet dhe katastrofat detyruan afro 11 milionë njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre në gjysmën e parë të këtij viti, tha Qendra për Monitorimin e Zhvendosjeve, duke paralajmëruar se zhvendosja masive po bëhet “normë”.

Fatkeqësitë natyrore, siç janë stuhitë dhe përmbytjet, shkaktuan largimin e rreth 7 milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre, ndërsa 3.8 milionë të tjerë u larguan nga konflikti dhe dhuna.

Siria, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia dhe Jemeni kanë nivelet më të larta të shpërnguljes për shkak të konflikteve.

“Numri i njerëzve të ekspozuar ndaj rrezikut të zhvendosjes po rritet, ndërsa më shumë njerëz jetojnë në varfëri ose pasiguri, si dhe në zonat në rrezik nga përmbytja ose katastrofat e tjera”, tha Bina Desai, kryesuese e hulumtimeve në këtë organizatë.