Shoqata Mjekësore Amerikane po bën thirrje që të shmanget përdorimi i cigareve elektronike, të cilat dyshohen si shkaktare e 450 rasteve të fundit me sëmundje mushkërish në të gjithë vendin, duke përfshirë pesë vdekje.
Shoqata, një nga grupet më me ndikim të mjekëve në SHBA, i bëri thirrje Administratës së Ushqimit dhe Barnave të shpejtojë nxjerrjen e rregulloreve për cigaret elektronike, duke përfshirë një ndalim të menjëhershëm të pajisjeve aromatike që tërheqin të rinjtë.
Të hënën, Administrata e Ushqimit dhe Barnave i dërgoi një letër të fortë paralajmërimi prodhuesit më të madh të cigareve elektronike, JUUL, duke e akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka ngritur pretendime të pa vërtetuara në lidhje me sigurinë e produkteve të saj dhe se i marketon ato tek të rinjtë.
Kompania JUUL tha në një deklaratë se po e shqyrtonte letrën dhe se do të bashkëpunojë plotësisht.
Megjithëseshumica e ekspertëve janë dakord se cigaret elektronike nuk janë aq të rrezikshme sa thithja e tymit të duhanit, ende nuk ka studime shterruese për t’i shpallur ato plotësisht të sigurta.