Ballina Shëndet Sipas mjekëve udhëtimet ndryshojnë trurin tonë

Sipas mjekëve udhëtimet ndryshojnë trurin tonë

Pushimet, përveç ndikimit të tyre në humor ndikojnë edhe në diçka tjetër. Kohët e fundit shkencëtarët zbuluan se koha e kaluar jashtë qetëson trurin tuaj.

Arsyeja? Një festë e kaluar në natyrë, si dhe udhëtimet në vendet më të largëta, të egra dhe të papopulluara,  i ofrojnë një individi një mori të tëra të përshtypjeve të reja, por edhe i ndihmojnë për shëndetin mendor.

Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë për t’u përballur me një humor të keq është që të “fikni” trurin tuaj, transmeton Ekonomia Online. Dhe gjëja më interesante është se kur ne arrijmë ta bëjmë këtë, truri ynë mund të transformohet fjalë për fjalë.

Pra në mënyrë që të gëzoni shëndet të mirë, jetëgjatësi, marrëdhënie harmonike personale dhe lumturi të vërtetë në të njëjtën kohë është e vlefshme të merrni një çantë në shpinë dhe të shkoni diku në një vend të qetë dhe të bukur.