Ballina ED/OP Pasurimet e paligjshme si metoda të okupimit ?! – Nga Skënder...

Pasurimet e paligjshme si metoda të okupimit ?! – Nga Skënder MULLIQI

Të grabitësh nga ata që nuk u ka mbetur gjë, është rruga më e shkurtër e pasurimit. Tu japësh të pasurëve , të cilët veq teper kan bërë nuk është mekat I madh… se ua shumëfishon pasurinë.Secili njeri normal pyet :çka ju duhet ajo pasuri aq e madhe , kur nuk mund ta hargjojne?A kan pasanikët ndjenja karshi të varfërve , apo këto ndjenja ju kan shuar?Ne Kosovë , shumica janë kthyer ne rob të këtyre pasanikëve të rinjë , të cilët as brekë në bythë nuk kan pasur. Edhe pamja , edhe truri edhe sjelljët iu kan kthyer ne para! Paraja ka krijuar zingjiret e caktuar politikë , ka krijuar grupacionet politike , të cilët jo që kan harruar popullin dhe atdheun, por siq thotë një fjalë e popullit” nuk po e njohin as nënën e vet”.Këta gjysëm analfabet që po e drejtojnë shetin e ri të Kosovës që 20 vite , nuk është qudi që pos parasë , dy lidhje nuk I kan më politikëbërje.Kjo është ana më e errët e cila I ka goditur shqiptarët jo vëtem të Kosovës.Janë bërë robë të parasë së vjedhur nga ndjersa dhe mundi I popullit.Këta nuk kan së kah tu ikin këtyre gjerave të liga .Demokracia i takon popullit , kurse paraja u takon pasanikëve të politikës .Ata që I kan robnuar , janë përfundimisht të humbur.Humbësit , nuk kan çka humbin veq nese vvhumbin edhe vet.Tradita e pasanikëve apo e hajnave , bazohet në floskulën e vetme;Kurr mos heq dorë nga ata që janë roberëruar , mos heq dorë nga idiotet e dobishem, së kështu nuk pushon së pasuruari. Njeriu ynë I thjesht, intelektualet … janë mbushur plotë dhembje, kan mbetur të pa shpresë nga hajnat politik dhe biznesor. Ky avaz dhe kjo gjendje e pa shpresë ka shumë gjasa së do të vazhdojë edhe pas këtyre zgjedhjeve. Ka fillluar fushata më rrena dhe manipulime që veq paksa e kan ndryshuar formën. Me struktura të pasuruara më rrugë jo ligjore, sigurisht së nuk ndryshon gjendja për të mirë , e as nuk bëhët shteti.Kur njeriu shfrytëzohet keq ekonomikisht, sigurisht së ndihet shumë I nënqmuar edhe si qënje njerëzore.Këta kan filluar të mendojnë së këtë pasuri ua ka falur Zoti, e jo që bëhët fjalë për plaqkitjen e popullit …Shumica sot në Kosovë, janë bërë top loje , që hudhen nga një kënd në këndin tjeter . Shumë do të dëshiroja që këta pasanikë ti ndrrojnë rolet vëtem për një javë, apo për një ditë ,më të varfërit që i krijuan vet… Të ndiejnë në lëkurën e tyre së çka don të thotë rruga e pashpresë, se edhe një ditë apo orë është tepër e gjatë dhe e rëndë, për shumë familje që po jetojnë buzë greminës ekonomike-sociale.Ndoshta ky zëvëndësim , mos ua kishte kthjellur sado pak mendjën dhe sytë karshi parasë. Është krim pa kujdesia karshi popullit dhe shtetit.Është barrë e rëndë mbi supe, që herdo kurë do tu kthehet si boomerang të gjithë keqbërësve , madje këto zullume një ditë do ti paguajnë  shumë keq.Populli duhet të lirohet nga utopia së vetevetiu bëhët mirë.Utopia ëshët humbëse për jetë e mot. Mu për atë , të tjerët që e kan thënë, shumë para meje, së metodat konformiste  nuk janë treguar shumë  efikase . Mos të lejojmë të jemi humbës në pafundësi…