Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së që po mbahet në Helsinki është duke marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm në detyrë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.
Pacolli ka thënë se është i lumtur që është ftuar edhe Kosova në një takim të tillë nën kornizën e Bashkimit Evropian dhe se ndjehet i lumtur që gjendet mes miqsh, shkruan B92.
“Kjo është një mundësi e mirë për të qenë mes miqve, i trajtuar në mënyrë të barabartë si të gjitah vendet e Evropës”, ka thënë Pacolli.
Sipas Pacollit për Kosovën është një ditë më fat, për faktin se po merr pjesë në një organizim që po mbahen në Finlandën e Marti Ahtisarit.
“Jemi me fat që jemi këtu në Finlandën e bukur, një vend që do të thotë shumë për Kosovën, pasi që Kosova e shpalli pavarësinë e saj duke u mbështetur në planin e Marti Ahtistarit”, citohet të ketë thënë Pacolli.
Ndëkrohë për pjesëmarrjen e Pacollit në takimin në Helsiniki kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.
“Kosova merr pjesë si e barabartë me të gjithë shtetet e tjerë të rajonit. Ministri Pacolli do të mbajë një fjalim ku do të adresojë vizionin e Kosovës për bashkëpunimin rajonal, obstruksionet e Serbisë në dialog dhe në shkëmbimet ekonomike në rajon dhe thirrjen e Kosovës për t’i dhënë fund izolimit të saj ndërkombëtar nëpërmjet liberalizimit të vizave, etj. Sot gjatë ditës takimi vijon me një forum të përbashkët me dyer të mbyllura të shefave të diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me 28 homologët e vet të Unionit, me takime dypalëshe, komunikim me mediat e shumta të krejt kontinentit, etj.Aktiviteti në fjalë koincidon me stafetën e drejtuesve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian tek udhëheqësja e re dhe fillimin e presidencës finlandeze”, thuhet në njofitm.