Ballina Kulturë Cilat janë 10 qytetet më të mira europiane për të bërë shopping...

Cilat janë 10 qytetet më të mira europiane për të bërë shopping gjatë fundjavës?

Padyshim që kryeqytetet ndërkombëtare të modës janë Parisi, Milano, Londra dhe Nju Jorku. Por a jemi të sigurt se këto janë njëkohësisht edhe destinacionet më të mira për të bërë shopping gjatë fundjavës?

Këtë përgjigje do të na e japë Holidu (https://www.holidu.com/), motori i kërkimit për shtëpitë që jepen me qira gjatë pushimeve, i cili ka analizuar të gjitha dyqanet e veshjeve dhe të këpucëve në disa prej qyteteve kryesore të Europës, duke u bazuar gjithashtu edhe tek vlerësimet që këto dyqane kanë marrë në Google.

Ja se cilat janë 10 më të mirat:

1. Zagreb, Kroaci – 4,35 ★ 120 € / fundjava

Në vend të parë renditet kryeqyteti kroat, Zagrebi, si qyteti europian më i preferuar nga të pasionuarit e shopping-ut. Ai vlerësohet me 4.35 ★ në Google për një total prej 915 dyqane veshjesh dhe këpucësh, dhe është pikërisht ky kryeqytet që vlerësohet me medalajen e arit në nivel kontinental. Rrugët më të famshme në Zagreb, të mbushura plot me dyqane veshjesh dhe këpucësh fillojnë nga rruga Tkalčićićeva e deri në atë Ilica (që është njëkohësisht edhe një prej rrugëve më të populluara në të gjithë Zagrebin, me rreth 6 km rrugë të mbushur me dyqane, kafe dhe restorante). Periudha më e lartë e uljeve pritet të fillojë në 27 dhjetor.

2. Torino, Itali – 4.29 ★ 190 € / fundjava

Me rreth 2,800 dyqane veshjesh dhe këpucësh, Torino renditet në vend të dytë me një vlerësim prej 4,29 ★ në Google. Këtu uljet fillojnë në 5 janar dhe vazhdojnë deri në mesin e muajit shkurt. Disa prej rrugëve më të famshme për shopping janë rruga Roma, e cila është padyshim rruga e duhur të cilën ju duhet ta vizitoni nëse doni të bëni blerje. Pastaj duke filluar nga Porta Nuova e duke u ngjitur sipër drejt sheshit San Carlo, ju mund të gjeni të gjitha dyqanet që kërkoni, nga ato më shik e deri tek ato që kanë dizenjot më të kërkuara. Një këshillë tjetër: një vizitë në rrugën Po apo në rrugën Garibaldi, do të ishte perfekte për disa blerje shumë cilësore.

3. Vjenë, Austri – 4,28 ★ 241 € / fundjava

Medalja e bronxit i shkon kryeqytetit të Austrisë. Me mbi 3,000 dyqane stilistësh dhe markash ndërkombëtare, Vjena vlerësohet me 4,28 ★. Rruga më e rëndëishme në Vienë për të bërë shopping është Mariahilferstraße, ku mund të gjenden dyqane nga më të ndryshmet dhe të përshtatshme për nivele të ndryshme buxhetesh.

4. Napoli, Itali – 4.27 ★ 170 € / fundjava

Jo vetëm pica, makarona, det, histori dhe art. Napoli me mbi 3,400 dyqane, është shndërruar gjithashtu edhe në një prej destinacioneve më të preferuara për të bërë shopping, duke u renditur në vend të katërt të kësaj liste, me një vlerësim prej 4,27 ★. Një prej rrugëve më të rëndësishme për të bërë shopping është ajo Mille, ku ju do të gjeni marka ndërkombëtare dhe kombëtare. Më pas ju mund të vazhdoni në rrugën Gaetano Filangieri ku ndodhen edhe dyqanet super të shtrenjta dhe më pas ta përfundoni fundjavën tuaj në rrugën Chiaia, e cilësuar njëkohësisht edhe si një ndër më të mirat në botë për të bërë shopping, ku mbi të gjitha çmimet janë shumë të arsyeshme.

5. Mynih, Gjermani – 4,27 ★ 534 € / fundjava

Mynihu renditet në vend të pestë të këtij klasifikimi dhe këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Duke ecur nëpër rrugët e këtij qyteti, përveç makinave luksoze të cilat do t’ju tërheqin menjëherë vëmendjen, janë edhe vitrinat me disa prej markave më të njohura që do t’ju bëjnë gjithashtu për vete. Me mbi 2,800 dyqane, Mynihu vlerësohet me 4,27 ★. Këtu periudha e uljeve fillon nga fundi i dhjetorit. Ju mund ta filloni itinerarin tuaj të blerjeve duke u nisur nga sheshi Karlsplatz e të vazhdoni deri në Marienplatz. Një prej zonave ku ju mund të blini produkte shumë origjinale është Glockenbachvierte, ku do të gjeni dyqane me mallra unikë dhe shumë në modë.

6. Bukuresht, Rumani – 4,26 ★ 98 € / fundjava

I cilësuar si Parisi i Lindjes, Bukureshti, nuk mund të mos ishte pjesë e ktëij kalsifikimi. Është vlerësuar me 4,26 ★. Periudha e uljeve këtu fillon në 15 janar dhe vazhdon deri në mars. Këtu dyqanet me më shumë shitje, janë të përqendruara në qendrat e ndryshme tregtare që ndodhen pranë qendrës së qytetit, në zonën Lipscani. Një prej rrugëve të mbushura me dyqane luksi është rruga Calea Victorei.

7. Këln, Gjermani – 4.26 ★ 472 € / fundjava

Shopping-u në Këln të Gjermanisë nuk është aspak i lodhshëm sepse pjesa më e madhe e dyqanve ndodhen pranë njeri-tjetrit, pa qenë nevoja për të marrë mjetë të transportit publik. Me mbi 1,800 dyqane veshjesh dhe këpucësh, ky qytet renditet në vend të gjashtë të këtij klasifikimi dhe vlerësohet me 4,26 ★. Një prej rrugëve kryesore për të bërë shopping është padyshim rruga Schildergasse, njëkohësisht edhe një prej rrugëve me numrin më të madh të dyqaneve dhe ku ju mund të gjeni të gjitha gjërat për të cilat jeni të interesuar. Më pas duke ecur përgjatë lumit Reno, ju do të shkoni në rrugën Hohestraße, e cila është gjithashtu e mbushur plot me dyqane me marka cilësore.

8. Sofja, Bullgari – 4.26 ★ 92 € / fundjava

Njësoj si Bukureshti, edhe Sofja e Bullgarisë vlerësohet me 4,26 ★ për nëj total prej 1,600 dyqane veshjesh dhe këpucësh. Rugët më të rëndëishme për shopping janë Vitosha Boulevard dhe Graf Ignatiev.

9. Romë, Itali – 4.25 ★ 276€ / fundjava

Me një vlerësim prej 4,25 ★ për një total prej 8,400 dyqane veshjesh dhe këpucësh, kryeqyteti i Italisë renditet në vend të nëntë të këtij klasifikimi. Edhe nëse jeni të interesuar për marka jo shumë të shtrenjta apo edhe për ato më luksozet, atëherë ju duhet të vishni paraprakisht atlete shumë të rehatshme sepse Roma ka shumë për të ofruar. Duke u nisur nga rruga Corso dhe duke shkuar në fund del në të famshin “Tridente”, ku më pas ju mund të vazhdoni shoppingun tuaj në një prej 3 rrugëve të tjera: Condotti, Borgognona dhe Frattina.

10. Milano, Itali – 4.25 ★ 354 € / fundjava

Kryeqyteti i botës por padyshim edhe një prej më të preferuarave të shopping-ut. Me mbi 5,800 dyqane, Milano vlerësohet njësoj si Roma, me 4,25 ★. Nëse vendosni të vizitoni Milanon, atëherë ju do të bënit mirë të merrni shumë ditë leje, sepse ne Milano vështirë të bësh një listë me prioritete (sa i takon dyqanve të veshjeve dhe këpucëve). Por disa prej më të rëndësishmeve dhe më të famshmeve janë Quadrilatero della Moda, Galleria Vittorio Emanuele II, Corso Vittorio Emanuele II dhe Corso Buenos Aires.