Përbërësit:
2 koka të mëdha brokoli
600 gr makarona ditaloni rigati (makarona tub)
3 fileto peshqish të konservuar
50 gr ullinj të zinj
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Parmixhan i grirë
Piper i zi
1 thelpi hudhër
Përgatitja:
Pasi të keni larë e pastruar bokolin, vini një tigan në zjarr dhe skuqni hudhrën me pak vaj ulliri. Hidhni bokolin, filetot, ullinjtë, të gjitha të prera në copa të vogla. Trazojeni vazhdimisht , për rreth 10 minuta duke i shtuar piper, kripë, derisa brokoli të zbutet. Gjatë kësaj kohe zieni makaronat. Pasi t’i hiqni, shtojini në bokolin e gatuar dhe shtojuni dy lugë gjelle plot me parmixhan të grirë.