Ballina Kuriozitete Një vit apo më shumë? Studimi i ‘TalentWorks’ zbulon se sa muaj...

Një vit apo më shumë? Studimi i ‘TalentWorks’ zbulon se sa muaj duhet të qëndroni në një vend pune

Sa muaj punë në një vend duhen që të konsiderohesh i aftë dhe i qëndrueshëm?

Ekspertët e punësimit kanë mendime të ndryshme rreth kohëzgjatjes në një pozicion pune. Disa prej tyre thonë se 1 vit është mëse i mjaftueshëm për të treguar qëndrueshmëri, ndërsa disa të tjerë thonë se duhet më shumë se aq.

Një studim i ‘TalentWorks’ thotë se duhen 15 muaj qëndrim në të njëjtin vend pune për t’u mos u ‘penalizuar’ në intervistat e ardhshme.

Studimi u krye në Amerikë dhe analizoi se si në 6,976 aplikime në 365 qytete amerikane, aplikantët që u pushuan nga puna ose u larguan brenda 15 muajve të parë të punës së mëparshme ishin 43% më pak ‘të punësueshëm’ kur aplikonin për punë të reja.

Shkalla e thirrjes në intervistë për këta kandidatë ishte 7.6 %, krahasuar me 13.4 % për homologët e tyre që mbanin një pozicion më të gjatë se 15 muaj.  Sipas sondazhit, kjo është ekuivalenti i fshirjes së përvojës gati 5-vjeçare nga CV-ja. Studimi tregoi se menaxherët e punësimit kanë më shumë gjasa të ‘flakin’ CV-në tuaj, se sa të ndalojnë për të menduar thellësisht mbi arsyet e largimit tuaj.