Sa herë të ka ndodhur të veshësh një këmishë dhe të shohësh se megjithëse e ke hekurosur, sërish ka rrudha? Nëse të ka ndodhur kjo, atëherë është e qartë që nuk e ke hekurosur ashtu siç duhet. Në fakt, asnjëherë nuk duhet ta veshësh një rrobë që sapo e ke hekurosur. Ajo duhet lënë për disa orë, në mënyrë që marrë formën që i ke dhënë sipas hekurit. Kjo është arsyeja kryesore pse disa rroba rrudhosen sërish pasi i ke hekurosur.
Për të shmangur këtë veprim të përsëritur, ndiq rregullat e poshtëshënuara:
1. Asnjëherë mos e përdor hekurin duke bërë lëvizje rrethore, sepse kështu mund të zgjasë ose zgjerojë më shumë pëlhurën.
2. Mos i hekuros rrobat kur janë shumë të thata. Rrudhat eliminohen më lehtë nëse janë në veshje gjysmë të lagura.
3. Kushtoji vëmendje të veçantë ngrohjes së hekurit. Duke përdorur zakonisht temperatura të larta, e sigurt që u shkurton jetën veshjeve.
4. Një rregull tjetër që këshillohet për rrobat është t’i hekurosësh ato nga brenda jashtë. Kjo mënyrë parandalon prishjen e copës.
5. Sigurohu që hekuri të jetë i pastër para se ta përdorësh. Natyrisht, nuk do që në rroba të mbeten njolla të ndryshme apo papastërti. Pavarësisht llojit, shumica e hekurave të hekurosjes mund të pastrohen me një copë të thjeshtë kuzhine.