Ballina Kulturë “National Geographic”: Nga Portugalia në Shqipëri, cilat janë 20 plazhet më të...

“National Geographic”: Nga Portugalia në Shqipëri, cilat janë 20 plazhet më të mira europiane?

National Geographic ka renditur 20 plazhet më të mira europiane, ndër të cilat edhe Ishujt e Ksamilit në Sarandë, të renditur në vendin e 4-të nga 20 plazhe.

Ishujt Ksamil, të vendosur përballë ishullit grek të Korfuzit, janë në një distancë të shkurtër me varkë nga fshati me të njëjtin emër, që ndodhet në jug të Sarandës në rivierën shqiptare, përshkruan National Geographic.

Ndër të tjera Natinal Geographic rendit Ishullin Gozo, në Maltë, i cili është vetëm 25 minuta me traget nga Malta, por peizazhi është krejtësisht i ndryshëm. Brendësia e ishullit – që është një e treta me madhësinë e Maltës – është plot me ferma, kisha të stilit barok dhe tempuj guri mbi 5,500 vjeçare.

Në vend të dytë renditen Ishujt BALEARIC, në Spanjë. Formentera, ishulli më i vogël ngjason me Ibizën fqinje – por pa turmat e njerëzve. Formentera nuk ka një aeroport, kështu që e vetmja mënyrë për të arritur atje është me traget me shpejtësi të lartë.

Në vend të tretë është plazhi i BRAČ, në Kroaci. 20-minuta lundrim nga qyteti port i Bol në ishullin Brač (në bregdetin e Splitit) na çon në një nga plazhet më piktoreske të Kroacisë: Zlatni Rat.
Duket se në këtë listë me 20 plazhet më të mira, Ballkani është i mirë përfaqësuar.

Pas Ishujve të Ksamilit është listuar plazhi i Ulqinit. “Pranë kufirit me Shqipërinë, qyteti më jugor në bregdetin e Malit të Zi është i njohur për plazhin e tij 12 km – Velika Plaža – më i madhi në Adriatik. Velika Plaža, me një rërë në formë mielli, ka pseudonimin më të saktë “Plazhi i gjatë”. Nëse kërkoni intimitet ishulli trekëndësh i Ada Bojana, i cili është krijuar përgjatë deltës së Lumit Buna është një nga vendet më të mira, sqaron National Geographic.

Në renditje nuk mund të mungonin as plazhet përgjatë bregdetit italian, ndër të cilat edhe ai Pulias me “Gjirin e Egër”, ku e vetmja mënyrë për të arritur në këtë plazh është ecja me këmbë, përmes shtigjeve të dendura me pisha.

Jo vetëm Mesdheu ka plazhe që të lenë pa frymë. Ishujt ËESTERN FRESH, në Holandë, shtrati më i madh i pandërprerë në botë i baltës dhe i rërës, u shpall një vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO në 2009. Përgjatë bregdetit të Danimarkës, Gjermanisë dhe Holandës janë të vendosura mbi 50 ishuj, por 5 ishujt e Holandës, janë aq të bukura sa kanë nofkën “perlat e detit”.

National Geographic ka listuar:

Majorka, Spanjë, i cili me playhin e Cala Deia në bregdetin perëndimor të Mallorca tërheq turistët për të notuar në ujërat e kristaltë të kthjellët bruz.

Kapri, në Itali është një tjetër destinacion popullor, por ekziston një tjetër arkipelag pak orë larg bregdetit të Napolit: Ishujt Pontine. Nga 6 ishujt në arkipelag, Ponza, më i njohuri, ka një amfiteatër gëlqeror gjysmë hëne ku gjendet një nga plazhet më piktoreske të ishullit: Chiaia di Luna.

Ishujt Lofoten, në Norvegji kanë një peizazh dramatik, ku gjendet edhe plazhi i Uttakleiv. Dritat veriore shtojnë hijeshinë e saj në pamje.

Cyclades, Greqi janë ishuj vullkanikë, ku gjenden mbi 70 plazhe që shtrihen nga strehimi i piratëve të Kleftiko (i arritshëm vetëm me varkë) deri në plazhin e famshëm Paleochori, i rrethuar nga shkëmbinj deri në det. Jashtë bregdetit ka më shumë shenja të veprimtarisë vullkanike, siç janë burimet e nxehta nënujore.

Sintra, Portugali është e njohur për ecjen në Praia da Ursa, por që nuk është aspak e lehtë. Për ta vizituar kërkon një orë ecje në një rrugë të pjerrët të poshtër, por ia vlen. E vendosur në rrethin Sintra, afër Cabo da Roca, pika më perëndimore e Evropës kontinentale, kjo vijë bregdetare e paprishur na bën të udhëtojmë prapa në kohë, ku nuk ka asgjë që të prishë pamjet e përsosura të Atlantikut që përplasen me enklavën shkëmbore.

Lugo, Spanjë apo plazhi i Katedraleve të Galicisë i detyrohet emrit të tij shkëmbinjëve natyrorë që ngjasojnë me katedrale gotike, të formuara për miliona vjet nga valët e pafundme të Detit Cantabrian.

Korsika, Francë, bimësia karakteristike – qindra shkurre dhe barishte mesdhetare që rriten gjatë gjithë vitit – kufizohet me rërën e zbehtë si të Karaibeve, është i njohur për plazhin e Saleçia, i cili kryesisht arrihet duke lundruar nga deti.

Vik, Islandë gjendet plazhi Reynisfjara, ku për të arritur në këtë plazh – i cili shfaqet në skena e serialit “Game of Thrones” – duhet të udhëtoni përgjatë Ring Road të Islandës nga Reykjavik dhe ndaleni në bregdetin jugor afër fshatit Vík.

Jura, Skoci. Emri Jura besohet të jetë një shprehje nordike për “Stag Island”, i cili është pothuajse 50 km i gjatë. Shkrimtari George Orëell gjithashtu jetoi në këtë ishull. Dhe ndërsa Jura është e njohur më së miri për distilerinë e sesa për plazhet e saj me guralecë dhe kuarcë, këto plazhe, përgjatë bregdetit perëndimor të pabanuar, janë disa nga më inspiruesit në Europën veriore.

Algarve, Portugali gjendet plazhi i Sítio da Fábrica Beach, në Cacela Velha, e arritshme në këmbë gjatë baticës së ulët ose me varkë, është një nga plazhet më të bukura.

Golden Sands, Bullgar është një nga plazhet ranorë më të mëdha në bregdetin verior të Detit të Zi..
Porquerolles Island, Francë, ky ishull, në bregdetin Mesdhe të Francës, është njohur që nga koha e Rilindjes me emrin “ishull i artë”. Nga porti i Tour Fondue, afër qytetit të Hyères, udhëtimi me varkë zgjat 15-minuta.