Ndotja e ujit po kërcënon gati të gjitha planet botërore për për t’i dhënë fund shkatërrimit të mjedisit, varfërisë dhe vuajtjes deri në vitin 2030, paralajmëruan ekonomistët në një raport të publikuar të martën.
Raporti i Bankës Botërore paralajmëroi për efektet e ndotjes së ujit në shëndet, ekonomi, arsim dhe bujqësi në vendet e pasura dhe të varfra, pa dallim.
“Ky studim është një thirrje e madhe zgjimi për ne sa i përket cilësisë së ujit në të gjithë botën”, tha Richard Damania, ekonomist i Bankës Botërore dhe një nga autorët e studimit.
Hulumtuesit e raportit të Bankës Botërore përdorën të dhëna satelitore dhe inteligjencën artificiale për të analizuar nivelet e azotit, kripës dhe oksigjenit si dhe nivelet ndotjes së ujit në nivel botëror.
“Bota ka tendencë të përqëndrohet në sasinë e ujit, siç janë përmbytjet dhe thatësirat, por ky raport përqendrohet në kërcënimet më të padukshme e që janë efektet e ndotësve në cilësinë e ujit”, tha Damania.
Më 25 shtator të vitit 2015, 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara ranë dakord për një plan 15-vjeçar, të quajtur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, që synon të ndihmojë në përpjekjet për përmirësimin e kushteve të jetës, dhe një planet më të pastër.