Ballina ED/OP Nese viteve të 90-ta njerëzit kan ikur nga vatrat e luftës, tash...

Nese viteve të 90-ta njerëzit kan ikur nga vatrat e luftës, tash po ikin nga pa shpresa… – Nga Skënder MULLIQI

Sikur e kaluara po kthehet në hapësirat ballkanike.Popujt e rajonit nuk kan nxjerrë mësime të duhura nga ngjarjet tragjike, më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë.E ardhmja nuk ndërtohet nese nuk kemi mësuar nga e kaluara jonë e vështirë , së ishim për 90 vite nën okupim.Çka është edhe me keq, po kthemi në vitet e 90-ta, kur na ishin mbyllur shumë rrugët e prosperitetit për të ardhmën .Dihet së etnonacionalizmi I tërbuar serb, dërgoi më mijëra njerëz në vdekje, shumë mbeten të gjymtuar, me mijëra ose më shumë u ndan nga më të dashurit e vet, duke I lënë përjetë të palumtur. Kjo u harrua shpejt !Nese armiqë I kemi pasur dhe I kemi serbët , gjithnjë e më shumë po armiqësohemi edhe më njeri -tjetrin që është tragjike. Po theksohen ndarjet mbi baza partiake, ndarjët në tradhëtar dhe patriotë, po kemi ndarje mbi baza krahinore e regjionale , e që nuk ish dashur të na ndodhin në asnjë mënyrë. Këtyre mbrapshtive shumë I kan kontribuar ata që erdhën në pushtete, së kështu edhe sunduan më lehtë më masën ?!Ndarja më e keqe e mundshme e cila është duke na demtuar , është ndarja në “ Krahun e Luftës’, dhe në “ Krahun Pacifist”, e të cilat teori sipas meje, nuk qendrojnë. Nuk janë të qëndrushme së mbi 90 përqind të popullatës I kan kontribuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës .Nese dikush ka bërë më shumë së tjetri këtë duhet përshendetur , e jo kjo të shëndrrohet në armiqësi të hapur.Si duket logjika e fiseve ende nuk është flakur. Hapja e plagëve të vjetra të armiqësive nuk na duhen , së shumë ua kemi pa sherrin .Këto plagë ishin dhe kan mbetur kunder interesit nacional të shqiptareve në Ballkan. Kthimi në logjikën e kaluar , po na pamundëson zhvillim të ekonomisë , po na pengon në zgjidhjën e problemeve sociale , dhe as që mund të flasim këtu për avansimin e procese demokratike .Sot, paralelisht po ballafaqohemi më urrejtje të armiqëve tanë , po ballafaqohemi edhe më urrejtën tanë?! Po na shkelën madje edhe liritë elementare njerëzore. Po e durojmë mjerimin social dhe nënqmimet nga oligarkia politiko-financiare.Na ka kapluar korrupcioni dhe nepotizmi etj.Si duket të gjitha këto po i vijnë këtij populli si “ dënim” për mos vetëdijësim nga mashtrimet e vazhdueshme ,të atyre që po I zgjedhim në krye të shtetit. Po përballemi më një gjendje gadi kaotike …E kështu vështirë që do ta kapim trenin e fundit evropian.Shihet së votuam ashiqare nga mos dija jonë së vota është e shejtë, e disa votuan për të realizuar interesa përsonale.Dhe, kështu pas secilës palë të zgjedhjeve rishtazi u mashtruam dhe u manipuluam .Kjo nuk e amniston askend në pikëpamje politike dhe morale ,për gjendjën e përgjithshme jo të mirë në Kosovë .Një të ardhme të tillë pak kush e ka paramenduar.Edhe pas 20 vitesh në vend të prosperimit , po na shtohen vuajtjët , po groposët gjithnjë e më shumë ajo që jetën e bën të mirë. Këta politikanë sikur kan hequr dorë nga katarza pozitive , nuk kan nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e shqiptarëve .Nese viteve të 90-ta njerëzit kan ikur nga vatrat e luftës, tash po ikin nga pa shpresa…