Përbërësit për 4 racione:
- 1 kokërr qepë e grirë ,
- 300 g brokoli ,
- 450 ml lëng zarzavatesh (ose 1 supë e koncentruar) ,
- 450 ml qumësht gjysmë i skremuar ,
- 60 g djathë parmixhan i grirë ,
- pak arrë e sapogrirë ,
- kripë dhe piper i zi (sipas dëshirës).
Përgatitja:
Në një tenxhere hidhni qepën, brokolin dhe lëngun e zarzavateve. Lërini të ziejnë edhe 15 minuta pas vlimit, ose derisa zarzavatet të zbuten. Përziejeni këtë masë në mikser. Pasi t`i shtoni qumështin, ngroheni atë deri afër pikës së vlimit. Shtoni djathin e grirë, gjithnjë duke përzier derisa ky të shkrihet.
Kjo supë e thjeshtë përbën një vakt të pasur me vlera ushqyese; gjithashtu, është një mënyrë e zgjuar për t’i bërë fëmijët të hanë brokoli, cili është i pasur me proteina, fibër, vitaminë C dhe karbohidrate.