Ballina Bota Tanzani, të paktën 57 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne karburanti

Tanzani, të paktën 57 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne karburanti

Policia në Tanzani thonë se të paktën 57 vetë gjetën vdekjen nga djegia dhe dhjetra të tjerë po trajtohen për djegie, pasi një cisternë me karburant shpërtheu në qytetin lindor të Morgoros.

Dëshmitarët thanë se cisterna ishte përplasur duke u dëmtuar në një aksident.

Zyrtarët thonë se njerëzit po përpiqeshin të merrnin karnurant nga cisterna e dëmtuar të shtunën, në kohën kur ndodhi shpërthimi.

Morogoro është rreth 200 kilometra në perëndim të Dar es Salaamit.