Ballina Bota Koreja Veriore teston dy raketa me rreze të shkurtër

Koreja Veriore teston dy raketa me rreze të shkurtër

Koreja Veriore ka testuar dy raketa me rreze të shkurtër të shtunën, deklaruan autoritetet e Koresë Jugore, duke theksuar se ky veprim është “shprehje e forcës” kundër ushtrimeve ushtarake të Koresë Jugore me Shtetet e Bashkuara.

Lansimi i raketave erdhi disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka pranuar “një letër shumë të bukur” nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Koreja Veriore ka lansuar disa raketa që nga arritja e marrëveshjes mes Kim dhe Trump më 30 qershor për të vazhduar bisedimet rreth denuklearizimit.

Javë më parë, Korea e Veriut ka testuar dy raketa të reja, veprim të cilin e ka quajtur një “paralajmërim solemn” kundër “luftënxitësve në Korenë e Jugut”.

Lideri Kim Jong Un, kishte deklaruar se testimet e armëve janë përgjegjësi e ushtrimeve ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë Jugore që po mbahen këtë muaj.