Serena Williams qëndron në krye të klasifikimit të Forbes, “Atletet më të paguara për vitin 2019”. Tenistja amerikane renditet e para për të katërtin vit me radhë, përpara Naomi Osaka dhe Angelique Kerber
Analiza e Forbes merr në analizë çmimet, pagat, bonuset dhe sponsorizimet, si dhe numrin e pjesëmarrjeve nga data 1 qershor 2018 deri më 1 qershor 2019. Në këtë klasifikim bëjnë pjesë 15 atlete që kanë fituar të paktën 5 milionë dollarë gjatë kësaj periudhe. Për të bërë një krahasim, në këtë hark kohor, janë rreth 1300 atletë meshkuj që kanë arritur të njëjtën shifër. Në total, 15 atletet kanë fituar 146 milionë dollarë, krahasuar me 130 milionë vitin e kaluar. Klasifikim përfshin atlete nga 11 vende të botës.
Në krye të renditjes është Serena Williams, me 29,2 milionë dollarë, nga të cilat 4,2 milionë nga çmimet dhe 25 milionë nga sponsorizimet. Pas krahëve të saj, Naomi Osaka, me 24,3 milionë dollarë, nga të cilat 8,3 milionë dollarë nga çmimet dhe 16 milionë nga sponsorizimet. Në vend të tretë qëndron Angelique Kerber, me 11,8 milionë dollarë, 5,3 milionë nga çmimet dhe 6,5 nga sponsorizimet).
Në këtë klasifikim dominon sporti i tenisit, me 12 atlete nga 15, një atlete e sportit të futbollit, badminton dhe golf.