Ku të shkoni për pushime në shtator – atëherë kur ditët e lodhura e të nxehta të stinës së verës të kenë përfunduar?
Siç edhe thonë, shtatori është janari i ri e kjo nënkupton se është koha për fillime e aventura të reja, transmeton Telegrafi.
Nëse veç planifikoni që t’i bëni pushimet gjatë muajit shtator, atëherë revista e njohur për udhëtime Conde Nast Traveler ka përpiluar një listë me 25 vendet më të mira që ia vlen t’i vizitoni.
Përderisa lista është e gjatë dhe e mbushur me vende të ndryshme të botës, kjo revistë nuk ka harruar ta fus në listë edhe Shqipërinë e bukur, duke e renditur atë në vendin e 10’të.
Ndonëse nuk është ende “Kroacia e re”, kjo gjë e bën Shqipërinë tërheqëse sepse perla e Ballkanit ka arritur që ende të qëndroj jashtë radarit.
Në Shqipëri keni mundësi të bëni shumë gjëra, duke filluar nga shëtitja nëpër alpet shqiptare e deri te ikja në rivierën e Shqipërisë për t’u takuar me rërën e artë dhe ujin e kristaltë.
Përndryshe, për Shqipërinë vazhdimisht po shkruajnë mediat e njohura botërore duke e rekomanduar si vend që vërtet ia vlen të vizitohet dhe eksplorohet.