Ballina ED/OP Mos ndryshimi në krye të LDK-së, një skenarë ogurzi…?! – Nga Skënder...

Mos ndryshimi në krye të LDK-së, një skenarë ogurzi…?! – Nga Skënder MULLIQI

Pëgatitja për ta rizgjedhur Isa Mustafen në krye të LDK-së, ka qenë paraprakisht mirë e planifikuar .Qe nga poshtë deri lartë të shprehem ashtu, janë zgjedhur delegatet të cilët e votojnë Mustafen, dhe për mua ,ska qenë befasuese rizgjedhja e tij më aklamcion komunist, apo koncensual si po e quajnë shumica. Kush i kupton mirë rrethanat politike , e ka të çartë së Mustafa e ka të zënë bishtin më derë , së edhe ai ka shkelur më të dyja këmbët në allishvereshe të ndryshme , në përfitime jo ligjore. Edhe pse nuk është në gjendje shëndetesore të mirë, nuk ka “guxuar” të tërhiqet nga gara për të parin e partisë.Tërheqja e kandidaturave tjera të mundshme , flete ketërcipërisht, së këto struktura në krye të LDK-së, e kan vu interesin përsonal para interesit partiak dhe interesit të Kosovës. Edhe këto zgjedhje ne LDK-e, por edhe në parti tjera politike, treguan së edhe për një kohë nuk do të këtë ndryshime pozitive në vend.Kosova është kapur fortë për gryke nga grupet korruptive e kriminale .Qytetarët kan rënë në hall të madh, së pak iu ka mbetur zgjidhje për zgjedhjet e ardhshme.Por, megjithate duket se solucion iu ka mbetur ‘zgjedhja e të keqës më të vogël”, e qe është vazhdim I aginise së Kosovës.Gjithafare berllogi dhe analfabeti duke filluar nga komunat e deri ne organet qendrore ka arritur të ngjitet në pushtet!Kur në skenë mbeten ish strukturat e sistemit komunist , kjo është fatale për vendin .Intelegjenca dhe rinia janë duke heshtur, dhe po heshtin shumë keq karshi të gjitha ndodhive, jo të mira që po na ndodhin para syve tanë.Kur është fjala të LDK-ja , e kam thënë moti së ka perënduar subjekti të cilin e ka themeluar dr. Ibrahim Rugova, më ate ditë kur ka ndrruar jetë…Sigurisht, së do të këtë festë në mesin e partive të tjera shtetformuese politike, pas dështimit të demokracise së mbrendshme , më instalimin e Isa Mustafes, dhe garniturës së tij në krye të LDK-së…Jo vetëm që i janë gëzuar për zgjedhjen e dëgjueshmit të tyre,Isa Mustafa por sigurisht do ta ken shumë më lehtë në zgjedhjet e radhës, të jashtezakoshme , së edhe gjendja në Kosovë ,shumë po ngjanë në gjendje të jashtezakonshme, në gjendje të pa shpresës për të jetuar dhe për të vepruar…Ti lutemi të gjithë Zotit, që mos ndryshimet në LDK-e, dhe në krye të partive kryesore politike , nuk do të jetë një tjetër skenarë ogurzi për Kosovën…