Njëherazi tre planete kanë vërtetuar astronomët jashtë sistemit tonë diellor. Njëri prej tyre, GJ 357 d, madje mund të jetë i banueshëm. Megjithatë tani për tani atje është ende ngricë.
Në fakt studiuesit donin vetëm të vërtetonin ekzistencën e një planeti, për të cilin prej kohësh ata mendonin se ekzistonte. Por gjatë hulumtimeve ata zbuluan njëkohësisht edhe dy planetë të tjerë, ndër ta edhe planetin GJ 357 d, i cili me gjasë mund të jetë i banueshëm.
Të tre planetët e zbuluar rrotullohen rreth Diellit GJ 357 në konstelacionin e yjeve Gjarpëri i Ujit (Hydra). Ky diell përbën një të tretën e masës dhe të madhësisë së Diellit tonë, vë në dukje Universiteti i Göttingenit, që merr pjesë në studimet ndërkombëtare në këtë fushë. Rezultatet e astronomëve fillimisht u publikuan në revistën e specializuar të fushës “Astronomy & Astrophysics”. Me një distancë 31 vjet dritë GJ 357 ndodhet krahasuar me të tjera sisteme pranë nesh. Një vit dritë është distanca, që përshkon drita në një vit. Galaksia jonë, Kashta e Kumtrit, ka një diametër prej afërsisht 100.000 vite dritë.
Një hije e dyshimtë në diell
Në shkurt 2019 kamerat e Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) të NASA-s e vrojtuan GJ 357. Gjatë këtij hulmtimi ata hasën në ekzistencën e një exoplaneti, i cili në orbitën e tij pjesërisht e mbulonte yllin e kësisoj drita zbehej. Fjala është për Voilà – GJ 357 b.
Me ndihmën e instrumentave matëse të instaluara në Tokë, ekipi ndërkombëtar nën drejtimin e Institutit të Astrofizikës të Ishujve Kanare në Tenerifa konfirmoi fillimisht ekzistencën e GJ 357 b. Shkencëtarët hulumtuan të dhënat, që ishin regjistruar qysh nga viti 1998 si në Observatorin Europian të Hemisferës Jugore të vendosur në Campanas-Observatorium në Kili ashtu edhe nga Observatori Keck në Haëaii dhe Observatori Calar Alto në Spanjë.
Dy planetë të nxehtë
“Ne e quajmë GJ 357 b, të ashtuquajtur tokë e nxehtë”, shpjegon Stefan Dreizler nga Instituti për Astrofizikë në Univesritetin e Göttingenit. Planeti ka një temperaturë ekuilibri të llogaritur prej rreth 250 gradë Celsius.
Gjatë vëzhgimeve të tyre astronomët hasën në sinjalet e dy exoplanetëve të tjerë: GJ 357 c dhe GJ 357 d. Edhe planeti GJ 357 c sipas përllogaritjeve duhet të jetë i shumë i nxehtë: ai ka një temperaturë ekuilibri prej rreth 130 gradë Celsius, shkruajnë studiuesit. Masa e tij është të paktën 3.4 herë më e madhe se ajo e Tokës.
Minus 53 gradë Celsius
Planeti GJ 357 d është sipas shkencëtarëve shumë larg diellit të tij, ndaj vështirë se ai mund të jetë i banueshëm, ai ndodhet në periferinë ekstreme të një zone të banueshme të sistemit të tij. Me një temperaturë të llogaritur prej minus 53 gradë Celsius ky planet duket në vështrim të parë si i pamundur që të banohet. Por “nëse planeti ka një atmosferë të dendur, që duhet të përcaktohet në studimet e mëtejshme, ajo mund të thithë ngrohtësi të mjaftueshme për ta ngrohur planetin dhe për të lejuar depërtimin e ujit në sipërfaqen e tij”, shkruajnë studiuesit.
Madhësia vetëm mund të hamendësohet
Nga ylli qendror i sistemit të tij GJ 357 d, sipas studiuesve, marr të njëjtën sasi energjie si Marsi prej Diellit. Ai ka një masë prej të paktën 6.1 herë më të madhe se Toka dhe sillet rreth yllit të tij çdo 55.7 ditë me një distancë rreth 20 përqind të largësisë së Tokës nga Dielli.
Madhësia dhe përbërja e exoplanetëve janë të panjohura, por një botë shkëmbore me masën përkatëse do të mund të ishte rreth një ose dy herë më e madhe se Toka, komunikon Universiteti i Göttingenit.
cw/wa (afp, dpa)