Ballina Kuriozitete Ja shteti ku do të paguheni 30.000 euro nëse keni tre fëmijë....

Ja shteti ku do të paguheni 30.000 euro nëse keni tre fëmijë. Cilat janë kushtet që duhet të përmbushni?

Shumë shtete europiane po tentojnë politika me anë të të cilave synojnë të shtojnë popullsinë.

Këtë herë bëhet fjalë për qeverinë hungareze e cila ofron 30.590 euro për të gjitha çiftet të cilët kanë tre fëmijë dhe nuk janë të detyruar t’i kthejnë mbrapsht.

Si shumë shtete europiane edhe Hungaria ka nevojë për punëtorë. Kryeministri Orban ka nisur të inkurarojë popullsinë që të ketë sa më shumë fëmijë për të përballuar emigracionin ,lindjet e pakta dhe plakjen e popullsisë.

“Ne nuk kemi nevojë për numra, por për fëmijë hungarezë” u shpreh kryeministri pak muaj më parë.

Por cilat janë kushtet për të përfituar këtë shumë?

Çiftet duhet të jenë të martuar

Gruaja duhet të jetë nga 18- 40 vjeç

Njëri prej tyre duhet të ketë paguar sigurime shoqërore në Hungari për 180 ditë.