Ballina Bota Ndotja e ajrit në SHBA ka ulur jetëgjatësinë

Ndotja e ajrit në SHBA ka ulur jetëgjatësinë

Ndotja e ajrit mund të jetë një faktor i mijëra vdekjeve çdo vit në SHBA dhe është gjithashtu shkak i uljes së jetëgjatësisë, thuhet në një studim të ri.

Hulumtuesit thonë se janë rreth 30,000 vdekje midis viteve 1999 dhe 2015, kryesisht nga kushtet sekondare si astma dhe sulmet në zemër. Ekspozimi ndaj këtyre emetimeve ka shkurtuar edhe jetëgjatësinë në 0.15 vjet për gratë dhe 0.13 vite për burrat.

Ekipi i studiuesve, thotë se edhe në nivele të konsideruara të sigurta, këto grimca të vogla mund të shkaktojnë vdekshmëri. Për studimin, ekipi ka vëzhguar matjet e ndotjes së ajrit në natyrë nga PM2.5 në të gjithë SHBA kontinentale midis 1999 dhe 2015. PM2.5, sistemet e shkarkimit, aeroplanët, zjarret e pyjeve dhe stuhitë e pluhurit.

Për shkak të asaj se sa të vogla janë, grimcat PM2.5 qëndrojnë në ajër më shumë se grimcat e rënda, duke rritur rrezikun që ne t’i thithim ato. Përveç kësaj, për shkak të madhësisë së tyre, ata mund të hyjnë thellë në mushkëri dhe potencialisht të hyjnë në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Studimet kanë treguar se ekspozimi ndaj grimcave të imta mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të mushkërive dhe sëmundjeve të zemrës, si dhe gjendjet kronike duke përfshirë astmën dhe bronkitin. OBSH vlerëson se në mbarë botën, gjejnë vdekjen shtatë milionë njerëz çdo vit nga ekspozimi ndaj një ndotjeje të tillë, në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, kryesisht në Afrikë dhe Azi.

Standardi aktual i SHBA është në 12 mikrogramë për metër kub ajri, por studiuesit sugjerojnë se ky nivel mund të jetë ende shumë i lartë. Indeksi i Cilësisë së Ajrit tregon se numri i ditëve me ajër të dëmshëm u rrit nga 721 ditë në 2017 deri në 799 ditë në vitin 2018.