Ballina Bota Boris Johnson merr detyrën e kryeministrit të Britanisë

Boris Johnson merr detyrën e kryeministrit të Britanisë

Boris Johnson mori sot detyrën e kryeministrit dhe përgjegjësitë e udhëheqjes së vendit gjatë procesit të vështirë dhe ende të paqartë të shkëputjes nga Bashkimi Evropian. Ai vjen në këtë post pas dërëheqjes së Kryeministres Theresa May, e cila nuk arriti të bashkonte forcat politike dhe vendin në mbështetje të propozimeve të saj për Brexitin:

Ishte fjalimi i fundit i Kryeministres Theresa May para parlamentit britanik si kryetare e qeverisë. Në fjalët e lamtumirës, ajo vlerësoi pasuesin e saj që do të marrë tani drejtimin e vendit:

“Me kënaqësi i kaloj udhëheqjen kreut të Partisë Konservatore dhe kryeministrit të ri, të cilin e kam pasur anëtar të kabinetit. Ai është një konservator me bindje, i cili iu përmbajt manifestit konservator në 2017 për të punuar për një të ardhme të ndritur për vendin,” tha zonja May.

Pas fjalimit të lamtumirës dhe pas përshëndetjes me stafin e zyrës së saj në Downing Street, zonja May u takua me Mretëreshën Elizabetë II për t’i paraqitur dorëheqjen dhe për t’i kërkuar që të ftojë udhëheqësin e ri të konservatorëve, Boris Johnson të formojë qeverinë e re.

Pas kërkesës zyrtare të mbretëreshës, zoti Johnson mori detyrën e kryeministrit dhe me të, barrën e vështirë të menaxhimit të procesit të Brexitit.

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, zoti Johnson u tha gazetarëve se administrata e tij “do të realizojë premtimet e përsëritura të Parlamentit ndaj popullit për të dalë nga BE-ja më 31 tetor pa mëdyshje”.

Shumë anëtarë të parlamentit janë kundër idesë së shkëputjes pa një marrëveshje, duke thënë se një tentative e tillë do të sillte kaos.

Boris Johnson ndeshet me rezistencë të fortë nga një segment i konsiderueshëm i shoqërisë britanike që mbetet pro-BE dhe që e sheh me antipati personalitetin e tij të bujshëm.

Ai ka siguruar mbështetjen e konservatorëve të bardhë, të pasur, por shpreson të bëjë për vete edhe britanikë të tjerë. Zoti Johnson ka premtuar se do të krijojë një “kabinet për Britaninë moderne” ku do të ketë një numër më të madh grash dhe pakicash etnike në drejtim të insitucioneve.

Përveç anëtarëve të kabinetit që do të jenë përkrahës të fortë të Brexitit, ai premton të përfshijë edhe politikanë pro-Bashkimit Evropian.

Politikani që njihet për stilin teatral, batutat në latinisht dhe shkulat e flokëve të verdhë të parregullt do të duhet ta tregojë veten se është një udhëheqës i ekuilibruar, një kryeministër pragmatik, i fortë por edhe elastik për të siguruar aleancat e nevojshme në mënyrë që ta

Set featured image

drejtojë me sukses vendin në këtë moment historik.