Ballina Bota Ky është maçoku Larry që “pret” udhëheqësit e botës në kryeministrinë londineze

Ky është maçoku Larry që “pret” udhëheqësit e botës në kryeministrinë londineze

Edhe pse tingëllon e çuditshme, maçoku Larry mban titullin zyrtar “Kryegjuetar në Zyrën e Kabinetit” në adresën më të rëndësishme në Londër, 10 Downing Street.

Dikur një maçok rrugësh, dhe më pas i adoptuar, Larry është vendosur në zyrat kryeministrore londineze që në vitin 2011 duke “pritur” udhëheqës nga mbarë bota.

Edhe pas largimit të Kryeministres May, Larry do të vazhdojë të mbajë “postin e lartë”.