Ballina Aktualitet Ekspertët japin alarmin për bishtat e cigareve: Po ”vrasin” bimët

Ekspertët japin alarmin për bishtat e cigareve: Po ”vrasin” bimët

Filtrat plastike që ndodhen në bishtat e cigareve janë ndotësi numër 1 i botës. Ekspertët britanikë japin alarmin se bishtat e cigareve ndikojnë në rritjen e bimës.

Rreth 6 trilionë cigare prodhohen çdo vit dhe mbi 90% e tyre përmbajnë filtra, e kjo do të thotë më shumë se një milion ton plastikë. Rreth dy të tretat e tyre hidhen në mënyrë të papërgjegjshme, shkelen me këmbë përdhe apo lëshohen në vende me ujë nga ku merren me vete prej shiut, e më tej lumenjve dhe oqeaneve.

Sipas ekspertëve të Universitetit Ruskin në Angli, plastika që gjendet në bishtat e cigareve ndalojnë barin dhe kërcellin e bimëve të rriten normalisht.

Sipas studimit në një vend ku hidheshin bishta cigareje, bari filloj të mbinte 10% më pak nga më përpara.

Ekspertët besojnë se kimikatet e përdorura për të bërë filtra plastike të cigareve bëjnë që bimët të thahen në të njëjtën mënyrë siç thahen nga mungesa e ujit, transmeton CNN.

Filtrat e duhanit bëhen nga celuloza acetate, një lloj plastike kjo që mund të zgjasë deri në një dekadë për t’u tretur. Bashkimi Evropian po përpiqet t’i japë një zgjidhje kësaj situate përmes disa rregullave të reja të cilat kërkojnë që industria e duhanit të financojë pastrimin e bishtave të cigareve, por duket se ky problem nuk do të ketë një zgjidhje dhe për një kohë të gjatë.