Ballina Aktualitet Kosnett: Koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e tyre në...

Kosnett: Koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e tyre në tryezën e negociatave

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u ka transmetuar një mesazh Prishtinës dhe Beogradit që të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Këtë porosi Kosnett e transmetoi përmes një postimi në Twitter.

“Hulumtimi i hapësirës është një arritje e madhe dhe e papërfunduar. Kështu po ndërtojmë një të ardhme paqësore edhe në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e tyre në tryezën e negociatave”, ka shkruar ambasadori Kosnett.