Ballina Shëndet Cili është djathi më i shëndetshëm në botë?

Cili është djathi më i shëndetshëm në botë?

Përfitimet shëndetësore të djathit

I butë, me një shije të mrekullueshme, pak i kripur dhe mund ta keni në çdo pjatë e sërish nuk do t’ju mërzitej. Nëse ndonjëherë keni provuar ushqim grek, mesdhetar ose të Lindjes së Mesme, atëherë e dini se sa mund ta ndryshojë pjatën djathi Feta. Por, ajo që ju nuk dini është se ai është cilësuar si djathi më i shëndetshëm në botë.

I përshtatshëm për njerëzit që nuk mund të tresin qumështin e lopës. Falë djathit Feta, nuk keni pse të hiqni dorë prej ngrënies së djathit.

Kombinim i histidinës dhe vitaminës B6. Histidina është një amino acid thelbësor (sidomos për fëmijët), që do të thotë që trupat tanë nuk e prodhojnë atë dhe ne duhet ta marrim atë përmes dietave tona. Vitamina B6 është thelbësore për konvertimin e ushqimit në energji, metabolizimin e yndyrave dhe proteinave dhe është një lëndë ushqyese kryesore për shëndetin e syve, flokëve, lëkurës dhe mëlçisë. Kur kombinoni histidinën me vitaminën B6, ato krijojnë histaminë, të cilat janë pjesë e reagimit inflamator të qelizave të trupit tuaj si një reagim ndaj plagëve dhe sëmundjeve.

Përmbajtja e lartë e proteinës. Çdo qelizë në trupin tuaj përmban proteina. Ne kemi nevojë për proteina për të riparuar qelizat dhe për t’i bërë ato të reja dhe për funksionimin e duhur të imunitetit. Ata funksionojnë si enzima, antitrupa, struktura dhe mbështetje. Shkurtimisht, nuk do të ekzistonim pa proteina.