Ish-Zonja e parë ka marrë stafetën si gruaja më e admiruar në botë duke lënë pas Angelina Jolie e cila e ka mbajtur këtë titull për një kohë të gjatë.
Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “YouGov”, që intervistoi 42 000 persona në 41 vende, Michelle Obama është gruaja më e admiruar e cila ka frymëzuar mijëra të tjera.
Impakti dhe popullariteti i saj kanë qenë gjithmonë në rritje sidomos pas publikimit të librit autobiografik “Becoming”, që numëron miliona kopje të shitura në të gjithë botën.
I njejti sondazh zbulon se mashkulli më i admiruar në botë u shpall Bill Gates.