Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pati një takim me Azgan Haklajn, ish-deputet, artist si dhe President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar të cilin e vlerësoi për kontributin e dhënë deri më tani.
“Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e veçantë të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar në ruajtjen dhe lartësimin e vlerave artistike e kombëtare, pata nderin sot t’i dhuroj presidentit të këtij Unioni, Azgan Haklajt, Medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. RH”- shkruan kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.