Ballina Kulinari Si ta gatuani peshkun pa e mbushur shtëpinë me aromë të fortë?

Si ta gatuani peshkun pa e mbushur shtëpinë me aromë të fortë?

Një nga arsyet përse amvisat hezitojnë të gatuajnë peshk në shtëpi, është aroma e tij që zapton të gjitha hapësirat e shtëpisë.

Kjo i detyron ato të marrin peshk të gatuar në dyqane.

Kësisoj, me hir apo pahir, ato anashkalojnë një gatim të shëndetshëm.

Si ta gatuani peshkun pa e mbushur shtëpinë me erë të fortë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët e gatimit thonë se pikë së pari, amvisat duhet të blejnë peshkun më të freskët që gjejnë në treg.

Sipas tyre, peshku i freskët duhet të mbajë aromën e detit dhe jo një aromë të rëndë e aspak të këndshme.

Mënyrat më të mira për të kuptuar dhe dalluar nëse peshku që blini është i freskët ose jo është që ta shihni peshkun nga sytë.

Ato duhet të jenë të tejdukshëm dhe jo të mjegulluar apo të përgjakur.

Peshku duhet të mbajë erë deti dhe jo aromë të fortë peshku.

Për më tepër, mishi i tij duhet të jetë i butë por jo i rrëshqitshëm dhe i qullët.

Peshqit që lëshojnë më shumë aromë gjatë gatimit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka peshq karakteristikë të cilët kanë një aromë të fortë të cilët nuk duhen gatuar në shtëpi nëse jeni të ndjeshëm ndaj aromës.

Peshqit me aromë të fortë janë: merluci, skumbria dhe sardelet.

Një tjetër mënyrë shumë interesante për eliminimin e aromës së keqe të peshkut është ta mbani atë në shëllirë.

Për shembull, ju mund të hidhni 50 gramë kripë në një litër ujë dhe ta fusni peshkun në këtë tretësirë për 10 minuta para gatimit.

Një teknikë tjetër është që ta spërkasni peshkun me sasi të barabarta të sheqerit dhe kripës, e cila do të përthithë lagështinë e peshkut.

Pas 10 minutash, futeni peshkun në ujë me akull dhe më pas thajeni me letër kuzhine.

Këshilla të tjera për gatimin e peshkut 

Ekspertët e kuzhinës thonë se era e keqe e peshkut mund të kufizohet ndjeshëm nëpërmjet teknikës së mëposhtme.

Peshku duhet skuqur në pak yndyrë dhe të kriposet e pasurohet me erëza.

Nëse doni ta piqni, peshkun duhet ta mbështillni me letër kuzhine.

Brenda saj mund të shtoni perime, kripë, erëza, pak vaj ulliri e ndoshta edhe pak verë.

Avulli i peshkut të gatuar do të qëndrojë brenda letrës dhe nuk do të shpërndahet në shtëpi.