Ballina Aktualitet BE do të ndëshkojë Turqinë për shpimet afër Qipros

BE do të ndëshkojë Turqinë për shpimet afër Qipros

Bashkimi Evropian pritet të ndërshkojë sot në mënyrë simbolike Turqinë mbi atë që ai e quan shpime “të paligjshme” për naftë dhe gaz në afërsi të Qipros.

BE-ja ka kërcënuar gjithashtu për sanksione më të ashpra në të ardhmen nëse Ankaraja nuk ndryshon, thanë ministrat e Gjermanisë dhe Austrisë.

Ministrat e punëve të jashtme të bllokut pritet të miratojnë sot në Bruksel një vendim për të ulur kontaktet diplomatike dhe financimin për Ankaranë, një kundërpërgjigje ndaj asaj që ata e shohin si ndërhyrje në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros.

Në qershor, krerët e BE-së paralajmëruan Turqinë t’u japë fund shpimeve pranë Qipros, përndryshme blloku prej 28 anëtarësh do të marrë masa.

Qiproja, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, ka kërkuar sanksione më të ashpra në të ardhmen, por të vende të tjera kanë paralajmëruar që të mos krijohen armiqësi me një aleate të rëndësishëm në çështjet e sigurisë dhe migrimit, siç është Turqia.